I dashuri i mjekës shqiptare, Eneida Doko, e cila humbi jetën në një aksident tragjik ne Gjermani, ka reaguar për mediat gjermane.

I dashuri i saj, po mjek në profesion ka thënë për mediat gjermane se me Eneidën dëshironte të martohej dhe kishin bërë plane për fëmijë.

“Ajo ishte një yll, shkëlqente, lëshonte lumturi dhe dashuri kudo. Donim të martoheshim, të kishim fëmijë”, është shprehur partneri i saj.
Eni ishte mjeke psikiatre dhe u largua nga Shqipëria në vitin 2016.

Sipas partnerit të saj, ajo fliste në mënyrë të shkëlqyer 5 gjuhë dhe gjermanishten kishte arritur ta mësonte për një vit.

“Ajo zotëronte rrjedhshëm pesë gjuhë dhe gjermanishten e mësoi vetëm për një vit”, ka thënë ai.

Mjekja po udhëtonte me mjetin e saj tip “Benz”, e për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një ishull trafiku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re