Pas ndarjes nga jeta të mjekut të parë nga Covid-19 në Shqipëri, kanë reaguar kolegët e tij.

Ata thanë se janë të prekur nga kjo ngjarje por se përballen çdo ditë me rrezikun. Me zërin që u dridhej ata bënë apelin e fortë për t’u ruajtur pasi virusi mund të merret kudo.

“Të ruhemi sa më shumë të mundemi, të ruajmë distancën, madje dhe kur dalim xhiro nuk na kushton

Kemi humbur kolegun tonë, është e tmerrshme. I shpreh ngushëllimet familjes, vajzës që për të ka qenë pika e tij e dobët. Arjani ishte i pazëvendësueshëm në ambientet tona.

Fakti që përqafoheni e rrini afër me të afërmit tuaj nuk është mënyra e duhur, unë kam kohë pa u takuar me familjen time. Shanset për të infektuar të tjerët janë shumë të mëdha.

E duan më shumë tjetrin duke i qëndruar larg në këto momente,” u shprehën ata.

Kolegët e Arjan Pushit gjithashtu thanë se puna e mjekut është në rrezik të vazhdueshëm dhe se ata janë në dijeni për këtë.

Kudo janë infektuar personeli mjekësor, si në Gjermani, si Itali kudo. A kishte maskën e duhur apo jo, kjo pak rëndësi ka. Je në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit e infektuar, këtë detyrë kemi, jemi koshientë që mund të na marrë jetën, jemi koshient për rrezikun që përballemi çdo ditë, e rrezikun që mund të çojmë në shtëpi. Kjo është punë publike.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re