Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi vdekjen e mjekut 61- vjeçar nga Kavaja që ishte infektuar nga COVID-19.

Sipas informacionit, Sefer Dervishi prej dy javësh trajtohej tek ‘’Shefqet Ndroqi’’ apo COVID-19, dhe vuante edhe nga sëmundje të tjera.

NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.

Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës…

Publiée par Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sur Mercredi 16 septembre 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re