TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuci foli sot për aksionin e sotëm në kampin e MEK në Manëz të Durrësit. Ai u shpreh se gjatë aksionit nuk është prekur askush me dorë, ndera iu përgjigj edhe akuzave për vdekjen e një anëtari të muxhahedinëve, si pasojë e veprimeve të Policisë.

“Ne po presim ekspertizën mjekoligjore, ka pamje  , nuk është prekur qoftë dhe një anëtar i MEK në Manëz.  Edhe një person nuk është prekur me dorë. Do presim ekspertizën mjeko-ligjore për të dalë në konkluzione, por unë jam i bindur se kemi pasur kujdesin e duhur, që mos të krijojmë incidente brenda  kampit”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re