Njëri nga mjekët që punon në spitalin e kampit të MEK në Manëz ka folur për ABC News, duke thënë se viktima Ali Mostashari ka ndërruar jetë si pasojë e gazit lotsjellës. Ai tha se gazi lotsjellës ka shkaktuar probleme me frymëmarrjen për një pjesë prej tyre ndërsa njëri prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë.

“Policia shqiptare erdhi tek zona jonë e komunitetit Ashraf dhe përdorën gaz lotsjellës ndaj personave për t’i lënduar.”, ka thënë ai duke shtuar se ka përdorur shumë gaz lotsjellës në afërsi të personave, gjë që iu ka shkaktuar pamundësi në frymëmarrje. Ai flet për shumë persona të lënduar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re