Ilir Hoxha, djali i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxhës ka përcjellë një mesazh për mediat pak orë pas ndarjes nga jeta në moshën 99-vjeçare të nënës së tij.

Ai thotë se nëna e tij ia kushtoi gjithë jetën e saj lirisë së Atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe do të ndjehen përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj.

Nexhmije Hoxha do të përcillet nesër në banesën e fundit në varrezat e Sharrës, ndërsa pritja do të jetë në shtëpinë e familjes në Laprakë.

Mesazhi i djalit të Nexhmije Hoxhës:

Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhës.

Me hidhërim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshën 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.

Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re, përparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj.

Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqipëri dhe kudo në botë.

Me respekt Ilir Hoxha

Tiranë 26 shkurt 2020

Shënim: Homazhet dhe përcjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (pranë Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt

Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtëpinë tonë, në Laprakë (pranë sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re