Ndarja nga jeta e ish presidentit, Bujar Nishani ka sjellë reagimin e shumtë të figurave politike në vend. Ndër ta, ish kreu i kuvendit, Namik Dokle, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ish deputeti Kastriot Islami dhe deputeti i PD, Tritan Shehu, nëpërmjet ekranit të Fax News, kanë shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të Nishanit.

Ish deputeti, Kastriot Islami: Ishte një njeri aktiv që mbronte interesat e PD-së. Ky është një ndër ato momente që më vjen ndër mend por ka pasur edhe momente të tjera kur unë kam qenë në bashkëpunim me Nishanin. Ka pasur një karrierë të rëndësishme dhe së fundmi ishte i angazhuar thelbësisht në Rithemelimin e PD-së.

Deputeti, Tritan Shehu: Është realisht një ngjarje e rëndë ajo që ka ndodhur sot. Nishanin e njoh prej shumë vitesh në politikë. Kam pasur marrëdhënie të mira me të, ka qenë korrekt, i thjeshtë, punëtor. Në çdo funksion që mbajti ishte tepër korrekt.

Petrit Vasili: Është një moment hidhërimi sidomos për një personalitet të cilin kam pasur mundësi ta njoh edhe nga afër. Humbasim një mik, të cilin e dallonte pjekuria dhe maturia që e karakterizonte. Për këto do të mbahet mend gjatë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re