Të shtunën ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, ish-politikani dhe diplomati britanik Pady Ashdown. Ai u njoh më së shumti si përfaqsues i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë në vitet e para 2000, ku nuk kurseu kritikat e tij ndaj diplomacisë botërore për vijimin e situatës së përzgjidhshme në Bosnjë, duke lënë të hapura vatra konflikti të mundshëm.

Mes ngushëllimeve të shumta, ka qënë dhe ajo e shoqatës “Gratë e Srebrenicës”, e cila ka veçuar për krahasimin që i është bërë të ndjerit me të ndjerin tjetër, ish-liderin komunist jugosllav Josif Broz Tito.

Në një deklaratë, ata vunë në dukje se vdekja e tij ishte shumë e dhimbshme, duke e quajtur Ashdown-in një mik të madh që ishte me ta dhe duke qëndruar pranë familjeve të viktimave të genocidit, e denoncuar agresorët.

“Ne e quanim atë një Tito tjetër. Ai e dinte se çfarë dhimbje kishim. Ai gjithmonë morri vendime të drejta duke përdorur kompetencat që kishte në dispozicion dhe duke ndihmuar kështu në lehtësimin e dhimbjes së familjeve të genocidit të Srebrenicës”, u tha në një deklaratë të shoqatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re