Policia e Sarandës ka vënë në pranga në 55-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Arrestimi vjen pasi ditën e djeshme në ambientet e një banese të marrë me qira nga ky shtetas humbi jetën K.C, si pasojë e dëmtimeve të marra pas rrëzimit nga muri i kësaj banese.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, duke punuar në ambientet e brendshme të një banese të marrë me qira nga ky shtetas, ka humbur jetën shtetasi K. C., si pasojë e dëmtimeve të marra pas rrëzimit nga muri i kësaj banese.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re