Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me vdekjen e Ratko Mlladiç si dhe nderimet që iu bënë në Beograd, ku ai u varros me ceremoni shtetërore.
Me anë të nje deklarate, BE-ja paralajmëron Serbinë duke thene se çdo përpjekje për glorifikimin e kriminelëve të luftës, mohimin e gjenocidit apo rishikimin e historisë së krimeve të luftës bie ndesh me vlerat themelore europiane.
“Çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi bien ndesh me vlerat më themelore evropiane dhe nuk kanë vend në BE ose në vendet kandidate për në BE. Pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët”, thuhet ne deklarate.
Brukseli nënvizon gjithashtu rëndësinë e pajtimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor, duke i cilësuar ato si thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët.
Maldic ish-komandant ushtarak serb i Bosnjës ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Reagimi i plotë:
Konfliktet e armatosura në Ballkanin Perëndimor të viteve 1990 ishin ndër momentet më të errëta të Evropës në historinë e saj të kohëve të fundit. Ne jemi në solidaritet me të gjitha viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre që vuajtën nga krimet e luftës në vendet e ish-Jugosllavisë.
Ratko Mladić ishte një kriminel lufte i dënuar i cili kishte kryer krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Srebrenicë. Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë e dënoi atë me burgim të përjetshëm në vitin 2017, duke i përshkruar krimet e tij si ndër krimet më të urryera të njohura nga njerëzimi.
Çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi bien ndesh me vlerat më themelore evropiane dhe nuk kanë vend në BE ose në vendet kandidate për në BE. Pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët.
BE-ja është partnere për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor për të mbështetur përpjekjet e tyre për të nxitur pajtimin dhe stabilitetin rajonal, si dhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për mosmarrëveshjet dhe çështjet rajonale dhe dypalëshe të partnerëve tanë që kanë rrënjë në trashëgiminë e së kaluarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
