Skip to content

Vdekja e shqiptarëve në Greqi, flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë

TIRANË- Përplasja e dy trenave pak ditë më parë në Greqi shkaktoi vdekjen e 57 personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Në këtë aksident tragjik humbën jetën edhe katër shqiptarë, ndërsa në nder të tyre flamuri kuq e zi është ulur gjysmështizë para kryeministrisë.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri, Edi Rama, i cili ka ndarë një foto në rrjetin social “Facebook” .

Shqiptarët që humbën jetën janë identifikuar si Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xholla dhe Klaudia Lata.

Greqia shpalli tri ditë zie kombëtare në nderim të viktimave, ndërsa ministri grek i Infrastrukturës dhe Transportit Kostas Karamanlis dha dorëheqjen/