Materialet e vetëvrasjes së 31-vjeçarit Ilvi Meta, i janë referuar prokurorisë. Prokuroria e Kavajës, vijon hetimet për vetvrasjen e të riut pasditen e djeshme. Pretendimet e familjarëve të viktimës, se ai është vrarë janë marrë përbazë nga institucioni i akuzës, duke marrë e regjistruar të gjitha deklarimet e tyre. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se ngjarja është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë që ndodhen në komisariatin e Kavajës.

Mësohet se ambienti ku u gjend i pajetë i riu Meta, është i monitoruar nga kamera të cilat kanë zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes. Sipas burimeve të Fax News, ato kanë fiksuar të gjithë personat që kanë hyrë e kane dalë në koridorin e paraburgimit. 31-vjeçari, rezulton i dënuar me vendim gjykate që në moshë të adoleshecës. Mësohet se Meta nga viti 2010 deri në 2012 është dënuar 3 here nga gjykata, ku në 2010 është dënuar me 4 muaj burg, një vit më vonë me 8 muaj dhe në vitin 2012 me 1.4 vite burg. Në të treja rastet është dënuar për vjedhje. Gjithashtu edhe në komisariat është shoqeruar disa herë por pa akuza konkrete.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re