Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në komisariatin e Kavajës, ku u gjet i vetëvarur 31-vjeçari Ilvi Meta.

Për kreun e shtetit, është e rëndë që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore.

Ndër të tjera ai u bën thirrje që të zbardhet ngjarja dhe që përgjegjësit kryesor të kësaj tragjedie të dalin para drejtësisë.

Postimi i Metës:

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës.
Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisiariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.
Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re