Detaje të reja janë mësuar nga vdekja e tre turistëve kosovarë pas konsumimit të kërpudhave helmuese të cilat i kishin mbledhur në Gjirin e Lalëzit.

Burime nga qendra shëndetësore Manëz bëjnë me dije se më datë 5 maj rreth orës 11:30 turistët kosovarë janë paraqitur në qendër me simptoma helmimi nga ushqimi dhe të vjella, por nuk u kanë treguar mjekëve për ngrënien e kërpudhave.

Dy mjekët e proceduar penalisht i kanë dhënë kujdesin e nevojshëm dhe sipas burimeve nga qendra mjekësore, pasi pacientët janë përmirësuar ata kanë lënë ambientet e klinikës.

Mjekët kanë deklaruar se i kanë detoksifikuar dhe çdo gjë e kanë kryer ashtu siç duhet.

Mësohet se familja Haliti prej gati 1 jave ndodhej në Shqipëri dhe pas pusgimeve në banesën e tyre re Gjiri i Lalëzit kanë qenë dhe në Tiranë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re