Pak ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Berat, ku dy binjakë 5-muajsh humbën jetën në rrethana misterioze, vjen një reagim nga ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Panariti theksoi se me shumë mundësi qumështi formulë u ka marrë jetën 2 foshnjave, ndërsa i bën thirrje AKU-së që të bllokojë këtë produkt. Sipas tij foshnja dhe fëmijë të tjerë mund të jenë në rrezik, duke konsumuar këtë qumësht. “Drejtori i AKU-se, te dale ne konference për shtyp për te bere publike masat e bllokimit te produktit dhe te urdhërojë tërheqjen nga tregu te gjithë sasisë se qumështit për bebe nga firma qe e ka prodhuar.”, thuhet në reagimin e saj.

MESAZHI I PANARITIT

Foshnjat dhe fëmijët mund te jene ne rrezik! Duhet vepruar me shpejtësi!AKU duhet të bllokojë urgjentisht te gjithë sasine e qumeshtit pluhur ( formula per bebe) i cili me shumë mundesi u mori jeten dy foshnjeve ne Berat.Menjehere dhe tani!Drejtori i AKU-se, te dale ne konference per shtyp per te bere publike masat e bllokimit te produktit dhe te urdhërojë tërheqjen nga tregu te gjithë sasisë se qumështit për bebe nga firma qe e ka prodhuar. Tu behet thirrje te gjitha familjeve që mund te kene përfituar nga shpërndarja e ketij qumështi që ta dorezojne ate te autoritetet. Te pritet përfundimi i analizave komplekse kimike dhe bakteriologjike per kete ngarkesë !Qindra foshnje mund të jene ne rrezik! Te filloje nje kontroll masiv analitik i qumeshtit formule per femije ne tregjet tona.. Nuk eshte shaka!Shikoni studimin e nje viti me pare te kryer ne Amerike per ushqimet e femijeve. Rreziku eshte real.