Donald Trump dhe tre fëmijët e tij, Ivanka, Eric dhe Donald Jr., i dhanë lamtumirën së bashku Ivana Trump-it, e cila u nda nga jeta javën e kaluar dhe u varros të mërkurën në New York.

Të tre fëmijët ishin të pranishëm në varrimin e nënës së tyre me partnerët e tyre.

Një numër i vogël i të ftuarve morën pjesë në ceremoni, por ekipet televizive nuk u lejuan.

Ivana Trump, me origjinë nga Çekia, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në moshën 73-vjeçare. Vdekja e saj i atribuohet një aksidenti, pasi ka rënë nga shkallët.

Trump dhe Ivana ishin të martuar për 15 vjet, nga 1977 deri në 1992, dhe kishin tre fëmijë.

Ish-presidenti amerikan ishte martuar edhe dy herë, me Marla Maple me të cilën ka një vajzë dhe me Melania Trump me të cilën ka një djalë.

Pas divorcit nga Trump, Ivana u mor me modë dhe bizhuteri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re