Skip to content

Vdekja që trazoi SHBA: George Floyd vlen 27 milion dollarë

Qyteti i Minneapolis do të paguajë 27 milion dollarë për të zgjidhur një proces gjyqësor të ngritur nga familja e George Floyd mbi vrasjen e tij, një rast që shkaktoi protesta kombëtare kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.

George Floyd, një afrikano-amerikan 46 vjeç, u vra në maj nga oficeri i policisë Derek Chauvin.

Ai e shtypi me gju në qafë për gati nëntë minuta.

Thirrjet e Floyd u regjistruan nga një kalimtar, pamjet u përhapën në mediat sociale dhe ndezën një nga lëvizjet më të mëdha të protestës në Shtetet e Bashkuara.

Motra e tij Bridgett Floyd tha se ajo dhe familja e saj ishin “të kënaqur që kjo pjesë e rrugës sonë tragjike drejt drejtësisë për vëllain tim George ishte zgjidhur”, raportoi Reuters.

“Megjithëse zemrat tona janë të thyera, ne jemi të ngushëlluar që George i tregoi botës se si të jetojë edhe në vdekje,” tha ajo në një deklaratë.

Gjyqi i ish-oficerit të policisë Chauvin filloi këtë javë në Gjykatën e Qarkut Hennepin për vrasje.

Chauvin tha se ai nuk ishte fajtor dhe ishte udhëhequr nga procedurat e policisë.

Marrëveshja përfshin 500,000 dollarë për komunitetin rreth kryqëzimit ku u vra Floyd, sipas dëshirave të familjes. +