Thomas Kingston, bashkëshorti i Lady Gabrielle Windsor, vajza e Princit dhe Princeshës Michael të Kentit, ka vdekur papritur në moshën 45-vjeçare, njoftoi Buckingham Palace të martën, më 27 shkurt.

Kingston u gjet i vdekur në një apartament në Gloucestershire të dielën mbrëma, me shërbimet e urgjencës të thirrur në vendngjarje pak pas orës 18:00.

Lady Gabriella nderoi bashkëshortin e saj, me të cilin është martuar që nga viti 2019, duke thënë se ai ishte “një njeri i jashtëzakonshëm që ndriçoi jetën e të gjithë atyre që e njohën”. Vdekja e tij u përshkrua si “një tronditje e madhe për të gjithë familjen”. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por deri më tani nuk ka rrethana të dyshimta.

“Mbreti dhe Mbretëresha janë informuar për vdekjen e Thomasit dhe lutjet e tyre janë me Princin dhe Princeshën Michael të Kentit, si dhe me të gjithë ata që vajtojnë këtë anëtar të dashur të familjes”, tha një zëdhënës i Pallatit të Buckingham. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re