Me shpejtësi të madhe dhe në shkelje të hapur të rregullave qarkullimit rrugor, këto janë momentet kur i riu David Gjonaj përplas për vdekje dy turistët polak.

 

Aksidentin ndodhi të premten në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë, ku humbën jetën Waldemar MakoWski 45 vjeç, dhe Marta MakoWka 42 vjeçe.

 

Siç shihet edhe nga pamjet 27-vjeçari, i cili po udhëtonte në drejtim të Shkodrës me një makinë tip “Volkswagen” tenton të futet në pikën e karburantit që ndodhej në krahun e majtë të tij ndonëse sinjalistika nuk ia lejonte.

 

Gjatë manovrimit, ai godet motorin me të cilin po lëviznin turistët. Përplasja rezultoi fatale për dy të huajt të cilët humbën jetën gjatë dërgimit në spital.

 

Turistët kishin vizituar Shkodrën dhe po udhëtonin drejt zonave të tjera të vendit. Por pushimet e tyre u ndërprenë në mes nga aksidenti.  Ndërkohë shoferi 27-vjeçar u arrestua nga policia.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re