Bashkia e Beratit ka reaguar pas vdekjes tragjike të 5-vjeçarit Aleksandër Brahimasi, teksa e zuri korenti kur po luante ne lulishten e qytetit.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, Bashkia ka nisur një inspektim të hollësishëm të sinjalistikës rrugore dhe linjave të ndriçimit publik në qytet.

Bashkia e Beratit thekson se është e hapur për bashkëpunim me institucionet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

“Bashkia Berat është njoftuar për humbjen tragjike të jetës së vogëlushit Aleksandër Brahimasi.

Ka nisur një inspektim të hollësishëm të sinjalistikës rrugore dhe linjat e ndriçimit publik në qytet.

Bashkia Berat është e hapur për bashkëpunim me institucionet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes tepër të rëndë.
Bashkia Berat garanton bashkëqytetasit se siguria e jetës së qytetarëve është detyra jonë parësore dhe nuk do të tolerohet asnjë neglizhim.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen tragjike të jetës së të dashurit të tyre!”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re