Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka komentuar situatën politike brenda kampit opozitar, duke dhënë një mesazh të koduar për drejtimin e Partisë Demokratike.

Edhe pse nuk i ka përmendur nominalisht, Gjekmarkaj thekson se “Mbreti po vdes”, duke nënkuptuar Sali Berishën, i cili tashmë është nën hetim nga organet e drejtësisë së re.

Ndërkohë që në mesazhin e tij, deputeti demokrat thekson se pretendentët që duan t’i zënëve vendin, nuk do arrijnë ‘të bëhen të tillë’.

“”Mbreti po vdes” po një ditë vdekja vjen për të gjithë po varet se “si ja kthejmë asaj buzëqeshjen”. Edhe kur Mbreti vdes eunuku mbetet eunuk dhe nuk dimë asnjë rast që ai Mbret të behet”, shkruan Gjekmarkaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re