Një ngjarje e rëndë është regjistruar mengjesin e kësaj të enjte në tragetin e linjës Sarandë-Korfuz.

 

Një fëmijë me shtetësi italiane, me iniciale L.K I moshës 12 vjec ka ndërruar jete brenda në target pasi kishte kaluar në gjëndje të fikëti.

 

Sipas informacionit paraprak të shpërndarë nga policia, viktima do të udhëtonte me familjen nga Saranda drejt Korfuzit me tragetin e linjës.

 

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së fëmijës 12 vjec.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re