Skip to content

Vdekje nga gëzimi në një burg të Iranit

Një i burgosur i dënuar me vdekje në Iran për vrasje 18 vite më parë, vdiq nga një atak në zemër pasi mësoi se familja e viktimës e fali.

Akbar, 55-vjeëar, priste ekzekutimin kapital për marrjen e jetës së një personi 18 vjet më parë në qytetin e Bandar Abbas.

Ai pësoi atak në zemër pasi mësoi se familjarët e viktimës e kishin falur dhe në këtë mënyrë i është shmangur dënimit me vdekje, raporton portali iranian Hamshahrionline.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por me gjithë përpjekjet e mjekëve humbi betejën e jetës.

Thuhet se i burgosuri i dërguar në burgun e Bandar Abbas në vitin 2004 ka disa kohë që kishte probleme me zemrën.

Sipas Kodit Penal të zbatueshëm në Iran, të dënuarit me vdekje duhet të paguajnë vetëm paratë e gjakut nëse të afërmit e të vrarëve e falin.