Analisti Plator Nesturi komentoi në Quo Vadis, protestën e opozitës të organizuar në të njëjtën ditë me samitin e BE që do të mbahet në Tiranë.

 

 

Nesturi u shpreh se kreu i PD, Berisha po e shtyn protestën drejt radikalizimit.

 

 

Sipas tij, mënyra e vetme për të mundur kundërshtarin është vota.

 

 

 

“Një nga pikat që diskutohet nesër në Samit, ishte dhe rreziku nga radikalizimi që mund të sjellin forca të ndryshme duke shfrytëzuar pakënaqësi të ndryshme. Ky është një tregues në vetëvete sepse duket sikur shkon pikërisht te radikalizmi. E them këtë gjë sepse kreu i PD thoshte sot ‘vdekje vdekje vdekje regjimit të Ramës’. Mënyra e vetme që ti ta mposhtësh kundërshtarin është vota. Fito e drejto vendin. Këto janë elemente që ndikojnë keq.”

 

 

 

Më tej, Platori shtoi se Berisha po e bën ‘zhurmën’ për të marrë vëmendje edhe nga mediat e huaja të cilat do të jenë të pranishme të martën në Tiranë.

 

 

 

“Një lloj përpjekje e Berishës për tu marketuar mediatikisht edhe fakti që do të ketë edhe media të huaja kërkon të bëhet lajm me zor. Por mendoj që do i bëj keq vetë Partisë Demokratike.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re