Megjithëse kishte kaluar 24 orë nga krimi i rëndë, familjarët e vajzës 26-vjeçares ganeze të vrarë nga Klinton Pira, kanë marrë vesh vdekjen e saj përmes një telefonate nga një gazetar shqiptar.

Familja e saj nuk kishte asnjë informacion për ngjarjen edhe pse kishin kaluar 24 orë nga krimi i rëndë. E para që e mori vesh lajmin e vdekjes së 31-vjeçares, Jaesackie Jaboah, ishte e motra e saj.

Ndërsa mamaja e të ndjerës në një lidhje telefonike me gazetarin e “Shqipëria Live” shprehet:

“Ajo ishte e lumtur që po vinte në Shqipëri, çfarë ndodhi nuk e kuptoj. Millie erdhi e sigurt. E donte Klintonin, nuk ishte me të për dokumente. Ai ka qenë në shtëpinë time dhe na ka takuar. Ata kanë pasur një sherr në ditën që ai u largua, në “Facebook”. Unë e marr në telefon dhe zilja bie, nuk e di ku është telefoni tani, në polici? Klintoni dhe vajza ime kishin 1 vit bashkë. Nuk kishin asnjë problem së bashku, prandaj ishte e lumtur që do të vinte. Ajo donte të prezantohej me familjen e Klintonit, prandaj erdhi në Shqipëri”, tregon mamaja e saj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re