John Delano ishte gjashtë vjeç kur sëmundja u përhap në  lagjen e tij në New Haven, Connecticut. Ndodhej  një arkivol  poshtë rrugës dhe çdo ditë arkivolet filluan të shtoheshin nëpër  trotuare.

“Unë mendova,” Kjo është diçka e mirë “,” kujtoi ai. “Është si të ngjitësh piramidat”. Pastaj një ditë, unë rrëshqita dhe theva hundën në njërën prej arkivoleve. Nëna ime ishte shumë e mërzitur. Ajo tha, a nuk e kuptove se kishte njerëz në ato arkivole që kishin vdekur? ”

Përballë një numri të tmerrshëm të vdekjeve nga koronavirusi, shifrat reale sot po mohohen.

Rrëfimi i Delano, rreth historisë së Catharine Arnold mbi pandeminë e gripit spanjoll të vitit 1918 , përfshin një aspekt thelbësor të asaj katastrofe: natyrën e vdekjes, shkruan The Guardian.

Arkivolet u bënë një diçka e përditshme e jetës , të grumbulluara në trotuare dhe në dhomat e përparme të njerëzve. Rrugët u bllokuan  nga njërëz që  shkonin në varreza.

Një shekull më pas, vdekja po fshihet në rrugët e Amerikës. Pandemia e vitit 2020 është e paharrueshme jo për arkivole të grumbulluara shumë, por për modelimin e të dhënave dhe statistikat. Për shumicën e amerikanëve, shifra e 85.901 vdekjeve në SH.B.A. që nuk është aq sa raportohet apo tregohet nga qeveritë.

Një virus që është në vetvete i padukshëm ka ngjallur një reagim mbarëkombëtar në të cilin manifestimi më ekstrem i sëmundjes, humbja e jetës, është gjithashtu e padukshme, raporton

 

“Ne dëgjojmë dhe flasim për vdekjen gjatë gjithë kohës, por nuk po shohim asgjë,” tha Megan Devine, një psikoterapist në Portland, Oregon. “Ne i dimë statistikat, por nuk dimë sa reale janë ato.

Ne nuk mund të jemi pranë  tyre kur janë sëmurë, nuk mund të jemi pranë tyre në momentet e fundit dhe as nuk mund ti bëjmë përcjelljen e fundit ashtu siç ata e meritojnë.

Në çdo emergjencë kombëtare ose globale, media luajnë një rol të madh në percjelljen e informacioneve  për ata që nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë.

Kim Phuc , “vajza napalm” në luftën e Vietnamit, u bë imazhi i konfliktit, duke sjellë një lëvizje për paqen.

Covid-19 ende  nuk ka një imazh të tillë.

 

Privatësia  e bën aksesin në spitale jashtëzakonisht të vështirë. Fotografët  nuk kanë veshje mbrojtëse, të cilat u duhen për të ruajtur shëndetin e tyre.

Një nga aspektet e shumta surrealiste të koronavirusit në SH.B.A. është që fotografët kanë mundësitë për të realizuar fotot më mtë mëdha të karrierës së tyre por janë duke qëndruar duarkryq, raporton

Fuqia që ka një foto është ajo që lidh njerëzit me njeri-tjetrin,” tha Akili Ramsess, drejtor ekzekutiv i NPPA. “Por për të realizuar këto foto po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Rosem Morton e kupton më mirë nivelin midis padukshmërisë, realitetit dhe përshkrimit të mediave. Ajo është një infermiere që punon në dhomat e operacionit, si dhe një fotografe profesioniste.

Morton tha që ndërthurja e ligjeve  të privatësisë, censura nga institucionet e kujdesit shëndetësor, frika e përgjegjësisë dhe mungesa e PPE ka bërë që mediat e lajmeve të transmetojnë në publik vetëm një gjurmë të intensitetit të katastrofës në fjalë.

“Ka shumë anë të kësaj historie që ne nuk kemi për të pare kurrë,” tha ajo, “dhe imazhet që arrin të shohi populli janë shumë të kufizuara.”

 

Në rastin më të keq, Morton mendon se imazhet e pakta që kanë mediat po kontribuojnë në një shkëputje të gjerë nga realiteti. “Njerëzit nuk i marrin udhëzimet e qeverisë seriozisht për veten e tyre dhe për të tjerët”, tha ajo.

Ralph Begleiter, një ish korrespodent diplomatik i CNN dhe profesor i gazetarisë i Universitetit të Delaware, ka përvojë të dorës së parë për rëndësinë e pamjeve të mediave në  mënyrën si paraqitet çdo gjë nga jashtë.

Në vitin 2005, ai luajti një rol kryesor në bindjen e Pentagonit , nën kërcënimin e veprimit juridik, për të publikuar  fotografi të ushtarëve amerikanë që ktheheshin nga luftërat në Irak dhe Afganistan, raporton

“Unë mendoj se ato imazhe kanë bërë një ndryshim. Amerikanët nuk po i shihnin, “tha ai.

Ka pasur një numër të pafund fotosh që kanë dalë nga kriza Covid-19, siç janë fotografitë e kamionëve frigoriferikë të parkuar jashtë spitaleve, duke pritur për  trupat e pajetë. Imazhe të tjera janë edhe varret masive në ishullin Hart të New York-ut.

Por Begleiter ka frikë se shumica e këtyre fotove të fuqishme kanë ardhur nga qendrat urbane të goditura nga virusi – New York, Uashington, Chicago, Seattle – në krahasim me tokat rurale që  tani po ndiejnë pandeminë.

“Nëse qytetarët e thjeshtë nuk e shohin atë në jetën e tyre të përditshme, atëherë ata mendojnë,” Ky nuk është problemi im, është problemi i njerëzve të tjerë “- dhe kjo është ajo që po ndodh tani në Amerikën rurale”, tha dikush.

Padukshmëria e krizës në disa zona në SHBA është përkeqësuar nga përqendrimi i vdekjeve në vende të tjera larg nga përvoja e jetuar e shumicës së amerikanëve. Spitalet mënjanë, shpërthimi i plotë i  pandemisë po ndihet në tre vende, të gjitha këto janë kryesisht ose tërësisht jashtë kufijve për popullin:azilet apo edhe burgjet që kanë një përqindje të lartë të të burgosurve afrikano-amerikanë, raporton

 

Ndarja e vdekjeve të Covid jashtë qytetit dhe pas dyerve të mbyllura, ku shumica e amerikanëve nuk mund t’i shohin ato, ka siguruar një  avantazh për Donald Trump. Ajo i ka lejuar presidentit të minimizojë rëndësinë e virusit për javë të tëra , duke bërë presion për rihapjen e ekonomisë edhe pse rrezikohet jeta e dhjetëra mijëra qytetarëve kryesisht të varfër, me ngjyrë dhe latinë.

Ky fenomen ishte edhe  këtë javë kur Trump qortoi zyrtarin e tij të lartë të sëmundjeve infektive, Dr Anthony Fauci, duke i  thënë se hapja e vendit mund të çonte në një sulm të infeksioneve të reja. Trump e kundërshtoi duke thënë se: “Për mua, nuk është një përgjigje e pranueshme”

Trump gjjithashtu është përpjekur ta  adresojë  virusin si një problem të huaj – “virusi i Kinës” – ndërsa fajësoi guvernatorët demokratë thjesht sepse shtetet e tyre  arritën të mbajnë nën kontroll virusin në shtetet më të goditura.

Pëplasja midis vendeve apo qeverive  ka qenë një tipar i pandemive përgjatë historisë. Hebrenjtë u fajësuan për Murtajën në shekullin e  XIV; teoritë e konspiracionit shpërthyen në luftën e parë botërore, se Gjermania kishte krijuar gripin spanjoll ; gjatë epidemisë Sars të vitit 2003 , komunitetet e Amerikës Aziatike u përballën me  diskriminin, raporton

“Çdo pandemi që kam parë ka parë një ngritje racizmi,” tha Steven Taylor, një psikolog klinik në Universitetin e Kolumbisë Britanike në Kanada.

Taylor po studion  7,000 të rritur nga SH.B.A. dhe Kanadaja për të parë  se si po përballen me virusin. Gjetjet e tij të hershme sugjerojnë se natyra e padukshme e dëmit të shkaktuar nga Covid-19 po provokon sjellje të paqëndrueshme në skajet e kundërta të spektrit.

Rreth 15% e të anketuarve u zbulua se vuanin nga ajo që Taylor e ka quajtur “Sindromi i Stresit Covid”. Këta njerëz janë aq shumë të vetëdijshëm për infektimin, edhe pse ata nuk mund ta shohin atë, saqë përjetojnë ankth të thellë  vetëm nga ideja se mund të kenë  kontakt me dikë që mund të jetë i infektuar.

Ka njerëz që nuk besojnë që situata është kaq alarmante, të cilët vazhdojnë jetën si normalisht duke thënë se ne nuk po shohim njërëz që po vdesin.

 

Protestat janë prova së këta njerëz nuk bësojnë  në rrezikun e sëmundjes.

Ka të tjerë që besojnë qe virusi është krijuar nga kompania e Bill&Melinda Gates.

Me përpjekjen për të gjetur një vaksinë për Covid-19 ende muaj nëse jo vite larg suksesit, Taylor ka disa lajme alarmante në lidhje me mbizotërimin e ndjenjës kundër vaksinimit. Në një anketim i cili ende nuk është botuar, ai zbuloi se një 21% e amerikanëve thanë se ata do të refuzojnë një vaksinë kundër koronavirusit.

Por kjo gjë mund të rrezikojë imunitetin e tufës nga e cila do të varet shëndeti dhe siguria e të gjithë amerikanëve.