Gjatë muajve të pandemisë, në shumë raste ish kryeministri Berisha denoncoi faktin se numri i vdekjeve nga covid ishte shumë herë më i lartë se nga sa raportohej zyrtarisht. Denoncimet e “qytetarit dixhital” shpesh u ridikulizuan apo Berisha u sulmua për faktin se po kërkonte ta përdorte politikisht situatën me vdekjet.

Në fakt, sot INSTAT publikoi të dhënat e vdekshmërisë, nga ku rezulton se në tre muajt korrik, gusht, shtator, numri i të vdekurve ishte 1300 më i lartë se tre muajt e një viti më parë. “Fatkeqësisht, u shpreh ish kryeministri Berisha në Syri Tv, ky është një konfirmim se qeveria ka falsifikuar të dhënat”

“Nuk ka asnjë vend në planet i cili të ketë patur pas 3 apo 6 muajsh të fillimit të pandemisë, 10 fish, 30 fish 40 fish të rasteve. Para 3 ditësh rastet me infeksion në një ditë ishin 40 herë më shumë se sa rastet e zbuluara në mesataren ditore të tre muajve të parë të pandemisë. Nuk ekziston në asnjë vend, asnjë lloj mundësie përveçse dy rrethana, mesatarja e infeksionit mars-maj 13.7 raste, kurse 3 ditë më parë 560 raste, pra 40 herë më shumë se 3 muajt e parë të pademisë.

Këto janë shifra zyrtare, sepse për mua, edhe ca të tjerë e kanë pranuar se këto shifra nuk pasqyrojnë realitetin. Por mund të thonë që u rritën 40 herë, por sot janë botuar statistikat e tmerrshme të Institutit Zyrtar të Statistikave të Shqipërisë. Këto faktojnë se nga data 31 Korrik deri në 31 shtator, në tremujorin e tretë 2020, vdekjet u rritën me 30%. Me terma të tjerë patëm 1300 vdekje më shumë se tremujori korrespondues para këtij viti.

Kjo do të thotë, atë që unë kam paralajmëruar që në fillim të pandemisë, që këta po mashtrojnë në mënyrë monstruoze për shifrat e covid. Si sot më kujtohen kur këto thonin 18, këta thonin 74 të vdekur. Tani nuk jam unë, as qytetari dixhital, por e thotë INSTAT se vdekjet u rritën” u shpreh Berisha, i cili si provë tjetër të mospërputhjes së shifrave me realitetin solli faktin se megjithëse të prekurit nga covid janë shtuar në mënyrë eksponenciale, numri i të shtruarve në spitale, po qëndrojnë pak a shumë në të njejtat nivele.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re