Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha, prej disa ditësh, vijojnë replikat në distancë mes tyre, me nota satirike dhe ironi.

Së fundmi, Rama i përgjigjur Bashës, pas një videoje që ky i fundit ka postuar nga Athina, ku e pyet si çdo herë “ku i ke shokët”, duke iu referuar funksionarëve dhe ish-funksionarëve të PS që janë para dyerve të drejtësisë.

Kreu i qeverisë e replikon duke i thënë “Edhe në fund të botës me ik, me një vrimë i bie atij fyelli. Po boll se nuk e ke kuptuar hala më duket që nuk ke as fyell më. Bufi ta dha e bufi ta mori. Të nxora nga vrima, po fyellin tim nuk ta jap dot. Kështu që jepi drejtim, artist, jepi gaz. Ndërroje shiritin se erdhi 11 maji. Ngele me Hysenin e Pëllumbin”.

Ironi mes tyre ka patur edhe për projektin e transportit publik, konkretisht tramvajit, të cilin sipas Bashës, Rama e ka refuzuar se nuk vidhte dot.

Por, në përgjigje, Rama i thotë Bashës se “më kërkuan tram këtu në Vlorë, po u thashë tramin vetëm Luli mund t’ua bëjë. Unë me tramin tat larg qoftë, ajo është vepra jote. Ne mezi e kishim prit atë tram dhe sot s’ka qytetar në Tiranë që nuk të bekon kur hyp në tram.”

Replikat:

Basha: O Rame!

Rama: O Lul! Hë mor Lul? Nga po më thërret sot? Vdeksha, s’të rrihet dot pa mua e?

Basha: Nga Athina Rame, pyesin ku i ke shokët.

Rama: E ke të vjetër këtë sen. Edhe në fund të botës me ik, me një vrimë i bie atij fyelli. Po boll se nuk e ke kuptuar hala më duket që nuk ke as fyell më. Bufi ta dha e bufi ta mori. Të nxora nga vrima, po fyellin tim nuk ta jap dot. Kështu që jepi drejtim, artist, jepi gaz. Ndërroje shiritin se erdhi 11 maji. Ngele me Hysenin e Pëllumbin.

Basha: Ti merreshe me tramin. Po tramin s’e deshe ti me Rame se nuk vidhje dot.

Rama: Më kërkuan tram këtu në Vlorë, po u thashë tramin vetëm Luli mund t’ua bëjë. Unë me tramin tat larg qoftë, ajo është vepra jote. Ne mezi e kishim prit atë tram dhe sot s’ka qytetar në Tiranë që nuk të bekon kur hyp në tram. Mua me vjen keq që turistët nuk e ka bërë. Një mrekulli. Thoshte një fracez ‘hipa në tram edhe nuk desha me dal më. Një mrekulli”.

Basha: Ishte Franca mbrapa, edhe i the presidentit Hollande ‘nuk e kam prioritet’.

Rama: Aaaa. Je i madh. A e di çfarë mu kujtua, kur më bëje sikur flisje me DASH në sy të atyre te SHQUP edhe u thoje se e mbylla qeverinë teknike pa Ramën. Ka marrë fund. Vazhdojmë. Ec aty agapi mou, s’agapo.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko