Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen në spitalin e Shkodrës. Shtetasi M.S ka ndërruar jetë sot në mëngjes, dhe mësohet se ai ka qenë i prekur me Covid-19. Prej pesë ditës ai ka qenë i shtruar në spitalin e Shkodrës dhe se ka pësuar një hemoragji celebrale.
Pacientit i ishte marrë tamponi mëngjesin e djeshëm, ku rezultoi pozitiv me COVID-19.
Sa i përket pacienteve të tjerë në Shkodër, burime shprehen se dy prej të shtruarve janë dërguar në Tiranë te Infektivi dhe në Spitalin Shkodër ndodhet vetëm një i prekur me COVID-19, i cili ndodhet në repartin e dializës. Deri tani në Shkodër janë të infektuar gjithsej 70 persona.