Prokuroria e Trevisos ka hapur një hetim për vdekjen e 50-vjeçares, Helen Comin, pas një operacioni estetik në gjoks. Gruaja vdiq në spitalin Castelfranco Veneto, pasi iu nënshtrua operacionit në një klinikë private.
Dy mjekë janë të regjistruar në regjistrin e të dyshuarve: pronari i objektit dhe anestezisti, të dy të përfshirë në kryerjen e operacionit.
