Një shtetas Italian, 55-vjeç ka gjetur vdekjen ditën e sotme në VLorë.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cerkovinë, dhe bëhet fjalë për shtetasin Daniele Amurro.

 

 

Italiani kishte gati një vit që jetonte me familjen në fshatin Cerkovinë në një banesë me qira.

 

 

Grupi hetimor nuk konfirmon ende shkaqet e ngjarjes,  por dyshohet se italiani ka rënë nga kati i tretë i banesës.

 

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re