Në orët e vona të së shtunës është regjistruar viktima e 20 nga koronavirusi në Shqipëri.

Pak më parë ka ndërruar jetë në Infektivin e spitalit të të Shkodrës nje grua 80 vjeçare.

Ajo u ekzaminua pozitiv me Covid-19 gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa e infektuar rezultoi edhe motra e saj.

80 vjeçarja është viktima e parë e Covid-19 në Shkodër.

Në total numri i viktimave nga koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 20.

Mësohet se gratë nuk kanë histori udhëtimi në itali dhe nuk e dihet se ku janë infektuar.

Këtë të shtunë në Shkodër janë marrë 17 mostra, nga të cilat dy janë pozitive.

Monstrat janë marrë në vatra të reja ku dyshohet se ka të prekur nga ky virus.

Rezultatet e të tjerëve pritet të dalin sot.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re