Skip to content

Vdes dhe “ringjallet” Ratko Mlladiç

20191130090233 298691

Ratko Mlladiç vdiq – ky është lajmi i dhënë jo nga dokushdo, por nga vetë ministrja e Jashtme e Bosnjes, Bisera Turkoviç.

“Ratko Mladiç, një kriminel i dënuar i luftës, vdiq sot në Hagë”, shkroi ajo në Twitter.

Por pak më vonë erdhi përgënjeshtrimi nga Haga, aty ku serbi famëkeq vuan dënimin përjetë.

“Informacion i rremë që Ratko Mladic ka vdekur”, u tha

nga zëdhënësja e gjykatës së Hagës Helena Eggleston.

Orët në vijim pritet të sqarohet e vërteta e lajmit, pasi dhe lajmi i vdekjes është dhënë nga një autoritet i lartë zyrtar.