Miliarderi kinez dhe prodhuesi i Netflix, 39 vjeç, ka vdekur pasi u helmua nga dikush.

“Një manjat kinez që vdiq në Krishtlindje është helmuar”, tha policia e Shangait.

Lin Qi, 39 vjeç, ishte presidenti dhe CEO i zhvilluesit të lojërave Yoozoo, i njohur më shumë për lojën strategjike Game of Thrones: Winter Is Coming.

Një deklaratë nga policia e Shangait tregoi një nga kolegët e Z. Lin – identifikuar vetëm me mbiemrin e tij Xu – si të dyshuarin kryesor.

Lin vlerësohet të jetë “i rëndë” me rreth 6.8 miliardë juanë (960 milion paund), sipas listës në gazetën që i kushtohet të pasurve kineze – Hurun.

Shumë punonjës dhe ish-punonjës u mblodhën para zyrës së Yoozoo-s të premten për të mbajtur zi për vdekjen e tij.

Kush ishte Lin Qi?

Lin ishte një nga yjet më të mëdhenj të tregut fitimprurës të lojërave kineze, ku ai gjithashtu arriti të hynte në prodhimin e filmit.

Ai themeloi Yoozoo-n në vitin 2009 dhe drejtoi me sukses kompaninë gjatë një periudhe në të cilën industria e lojrave nisi të pushtonte celularët me daljen e smartphone-ve.

A është helmuar Lin Qi?

Detajet janë të pakta, por Z. Lin besohet të jetë helmuar, bazuar në deklaratat e policisë.

Yoozoo lëshoi ​​deklaratën e tij, duke thënë se Lin u shtrua në spital pasi nuk u ndje mirë, por në gjendje të qëndrueshme.

Gjërat ndryshuan në mënyrë dramatike të premten kur kompania njoftoi se themeluesi i saj kishte vdekur. Sipas raporteve të mediave lokale, personi në paraburgim mund të jetë Xu Yao, i cili kryeson prodhimin e filmit të Yoozo-s.

Mediat lokale spekuluan gjithashtu se Z. Lin u helmua me një pije kineze të thartuar, raporton BBC. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re