Ka ndërruar jete ne spital 80 vjecari Shaban Agai, i cili u plagos me thike nga nipi i tij, pak dite me pare. Ngjarja ndodhi ne zonën e Freskut ne kryeqytet.
 
Beniamin Kaso u kishte kërkuar para gjyshërve dhe kur ata refuzuan, ai i sulmoi me mjet prerës duke u shkaktuar plage te shumta. I riu është i arrestuar nga policia dhe mbi te do te rendoje akuza plagosje e rende me pasoje vdekjen.
 
Ndërsa mësohet se gjyshja, është jashtë rrezikut për jetën.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re