Një student i shkollës “Marin Barleti”, ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një kamion. Sipas Newsbomb, Reldi Guga, vetëm 23 vjeç, ka qenë duke ecur me biçikletë, pranë Uzinës Dinamo, në momentin që një kamion që po fuste materiale ndërtimi në pallatin brenda tregut, e ka përplasur.

Kjo goditje ka qenë fatale për jetën e të riut, i cili ka mbetur i vdekur. Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka pasur asnjë njoftim në lidhje me këtë ngjarje, për arsye që nuk dihen. Më datë 11 orill është raportuar nga meduat vendase për një aksident në Uzinën e Dinamos, po nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast.

Profesori Erion Kristo, i cili e ka pasur student Reldin, ka bërë një dedikim për 23-vjeçarin, teksa publikon edhe një video nga ora e leksionit që zhvillonin bashkë. Si për ironi të fatit, i riu thotë në video se në Shqipëri nuk zbatohen ligjet.

“Po si na ike kështu, o Reldi? Po ishe në lule të moshës, o Reldi! Po vdiqe në aksident rrugor, kur nuk kishte as makina, o Reldi! Po lajmin për ty as nuk e dhanë, o Reldi! Po ti ishe studenti im i preferuar, o Reldi! Po ça na bëni kështu ooo njerëz? Po na shtypni! Ti e dije që këtu nuk zbatohen ligjet, o Reldi! Qofsh i parajsës, o Reldi! Shokët, miqtë, pedagogët nuk do të të harrojnë! Ngushëllime familjes!”-shkruan Erion Kristo krah videos.

Po si na ike kështu, o Reldi? Po ishe në lule të moshës, o Reldi! Po vdiqe në aksident rrugor, kur nuk kishte as makina, o Reldi! Po lajmin për ty as nuk e dhanë, o Reldi! Po ti ishe studenti im i preferuar, o Reldi! Po ça na bëni kështu ooo njerëz? Po na shtypni! Ti e dije që këtu nuk zbatohen ligjet, o Reldi! Qofsh i parajsës, o Reldi! Shokët, miqtë, pedagogët nuk do të të harrojnë! Ngushëllime familjes!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re