Ka ndërruar jetë Jalaluddin Haqqani, themeluesi i rrjetit të fuqishëm militar “Haqqani”, shumë aktiv në Afganistan në dy epoka të ndryshme, në përballje me rusët e më pas me amerikanët.

Jalaluddin Haqqani themeloi rrjetin e tij në fund të viteve ’70-të për të luftuar praninë ruse Afganistan, gjë që e pozicionoi si aleat të amerikanëve nga të cilët merrte ndihma e mbështetje.

Por më pas realitetet ndryshuan. Ministër në regjimin taleban në vitet ’90-të, Jalaluddin Haqqani u kthye kundër amerikanëve dhe forcave të NATO-s që nga viti 2001.

Rrjeti “Haqqani”, një fraksion i talebanëve afganë,  thuhet se është afër Al Kaedës, e cila ka kryer sulme të shumta në Afganistan kundër amerikanëve dhe NATO-s.

Sot, një nga bijtë e tij, Sirajuddin Haqqani po udhëheq rrjetin e themeluar nga i ati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re