Ish-mbreti i Rumanisë ka ndërrua jetë në Zvicër në moshën 96 vjeçare, raporton “BBC”. Mbreti Michael u diagnostikua me kancer vitin e kaluar.
Ai udhëhoqi Rumaninë jo një por dy herë, së pari në vitet 1920, kur ishte vetëm pesë vjeç dhe më pas në vitet 1940.
Mbreti rumun ishte një nga njerëzit e fundit që kishte shërbyer si kreu i shtetit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pas konfliktit, ai u detyrua të abdikonte për shkak të kryengritjes nga komunistët, të cilat sunduan Rumaninë deri në revolucionin e vitit 1989. /sn/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re