Një ish-roje në një kamp nazist përqëndrimi, Jakiw Palij, cili
kaloi dekada jetë në heshtje në New York para se të zbulohej e deportohej, vdiq
në një shtëpi pleqsh në qytetin gjerman Ahlen në moshën 96 vjecare, sipas
mediave gjermane.

Ambasadori i SHBA në Gjermani, Richard Grenell, i cili
mbështeti dëbimin e Palij, tha se kishte marrë informacion zyrtar për vdekjen e
tij.

Grenell vlerësoi Presidentin Trump për aktin e  deportimit të ish-nazistit që zgjodhi të futej
fshehurazi e jetonte në SHBA.

I ndjeri, banor polak me origjinë ukrainase hyri në Shtetet e
Bashkuara në vitin 1949 në bazë të një ligji që u vinte në ndihmë refugjatëve
nga Evropa pasluftës.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai ishte një roje në Trawiniki, një
kamp deri në fund të luftës, duke qenë kontigjent i SS.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re