Skip to content

Vdes Kim Jong-pil, themeluesi i shërbimit sekret të Koresë së Jugut

Ish-kryeministri i Koresë së Jugut dhe themeluesi i shërbimit sekret të këtij vendi, Kim Jong-pil vdiq në moshën 92-vjeçare.

Informacion mbi vdekjen e tij u konfirmua nga një zyrtar i Universitetit të Sooncunhyang në Seul, Lee Mi-jong.

Në një deklaratë nga Zyra e Presidentit koreanojugor, thuhet se gjurmët që Kim Jong-pil la në historinë moderne politike të Koresë së Jugut nuk do të fshihen lehtë.

Kim, përveç që ishte themeluesi i shërbimit të inteligjencës, shërbeu si Kryeministër i Koresë së Jugut midis viteve 1971 dhe 1975.