Një aksident i rëndë u shënua paraditen  e kësaj të premteje në një nga galeritë e minierës së Bulqizës në zonën “D”. Një minator 62 vjeçar ka humbur  jetën si pasojë e goditjes nga një masiv shkëmbor në thellësi te galerisë. Sipas policisë, Medi Hidri ishte ne pune e sipër kur është goditur nga gurët e mëdhenj. Për shkak të plagëve te marra 62-vjecari ka ndërruar jetë menjëherë. Gjatë muajve të parë të këtij viti, në galeritë e Bulqizës kanë humbur jetën 5 minatorë, ndërsa janë plagosur disa të tjerë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re