Një shqiptar ka humbur jetën në oborrin e burgut të Korydallos në Greqi. 36-vjeçari, po vuante dënimin pasi akuzohej për përdhunimin e vajzës së partneres së tij.

Mediat në Greqi raportojnë se 36-vjeçari shqiptar Delin Beqiri ka qenë jashtë në oborrin e “palestrës” së Burgjeve të Korydallos, kur është rrëzuar. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë me ekipet e shpëtimit për ta dërguar në spitalin e Pireut, ku edhe më pas ndërroi jetë.

Vdekja e 36-vjeçarit shqiptar mund të jetë për shkaqe patologjike ose për përdorim të tepruar të drogës, por shkaku i vërtetë pritet të dalë nga autopsia.

Shqiptari u denoncua nga thjeshtra e tij edhe për përdorim dhe tregtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj 50 vjeçe.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re