Një 39-vjeçare ka ndërruar jetë ndërsa kishte shkuar për një trajtim mjekësor në një klinikë private, në Korçë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë filluar procedimin penal.

Policia deklaron se po ndiqen penalisht në gjendje të lirë mjeku dhe një infermiere e klinikës, ndërsa pritet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes së gruas së re, nënë e dy fëmijëve.

Materialet për hetimet e mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re