Ndahet nga jeta ne spital ish-kryetari i fshatit Rehovë në Skrapar i cili është plagosur me armë zjarri ditën e sotme.

Mësohet se autori pas krimit u largua nga vendngjarja dhe qëndronte i fshehur në kodrat e fshatit. 58-vjeçari u vu në pranga nga policia disa orë pas plagosjes.

Policia ka thene se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

NJOFTIM I POLICISE SE SHTETIT:
Në vijim të informacionit për plagosjen me armë të ndodhur në fshatin Rehovë të Skraparit, ju bëjmë me dije se i plagosuri Jonuz Banaj ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur diten e sotme rreth orës 9:40, kur shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshtin Rehovë, Poliçan ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish kryetarin e fshatit shtetasin J.B, 60 vjeç, banues në Rehovë, Poliçan, i cili ka gjetur vdekjen disa ore me vone ne spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re