Heeraben Modi, nëna e kryeministrit indian Narendra Modi, vdiq të premten në moshën 99-vjeçare.

Ajo ishte shtruar disa ditë më parë në një spital në shtetin e Gujarat, ku jetonte me djalin tjetër dhe familjen e tij.

Heeraben vdiq herët të premten, ndërsa ceremonia e djegies u bë disa orë më vonë. Zjarri i varrimit u ndez nga vetë djali i saj, raporton BBC. Sepse siç dihet, në Indi kufomar digjen dhe vetëm hiri i tyre varroset.

Kryeministri indian vizitonte shpesh nënën e tij të moshuar (hera e fundit ishte më 4 dhjetor) për të kërkuar dëshirat e saj përpara ngjarjeve apo festave të rëndësishme.

Ai vetë tha se jeta dhe sakrificat që kishte bërë nëna e tij kanë luajtur një rol të madh në jetën e tij. Mody jetoi pas martesës së saj në një shtëpi të vogël që nuk kishte tualet, banjë apo edhe dritare, shtoi djali i saj.

Sidoqoftë, Heeraben Modi shumë rrallë shkoi në ngjarje zyrtare dhe u shfaq në publik po aq rrallë. Ajo shkoi në Delhi për herë të parë dy vjet pasi djali i saj u zgjodh kryeministër në 2014. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re