Mbrëmjen e se henes ka ndërruar jetë tek spitali “Shefqet Ndroqi arkitekti i njohur nga Durrësi 73-vjeçari Hajdar Kovaçi pas 24 ditëve i intubuar dhe me insuficience respiratore akute.

Report Tv ka mësuar se gruaja  e tij ndodhet e shtruar në spital, kurse djali i vetëkarantinuar në shtëpi.

Kovaçi pas përmbysjes së dikataturës me një grup shokësh krijoi studion e parë të projektimit në qytetin e Durrësit, gjithashtu ka zhvilluar një takim me shkrimtarin e njohur shqiptar Dritëro Agolli, pasi ky i fundit ishte miqësi të veçantë me artistin Ramiz Kovaçi, xhaxhain e të ndjerit.

Kovaçi ishte një personalitet i njohur në Durrës, një intelektual i nderuar dhe një njeri që gëzonte respektin e bashkëqytetarëve të tij. Për vite me rradhë ka qenë në detyra të ndryshme si zv/president i dhomës së tregtisë, industrisë së qytetit dhe për dy mandate, anëtar i Këshillit Bashkiak nga rradhët e PD, pjesëtar i Këshillit Rregullues të Territorit. anëtar i Klubit Rotarian të Shqipërisë në Tiranë etj. Në vitin 2000 u zgjodh president i Klubit Rotarian në Durrës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re