Skip to content

Vdes një prej të moshuarave që u përplasën nga motorri në Kuçovë, tjetra në gjendje të rëndë, drejtuesi ende nuk gjendet

Vdes ne spital e aksidentuara Leme Mara, 72-vjeçe. Gruaja tjetër e aksidentuar File Ahmeti, 74-vjeçe është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Të dy të moshuarat u përplasën nga një motomjet mbrëmjen e sotme në rrugën e varrezave në Kuçovë, ndërsa drejtuesi është larguar nga vendngjarja. Efektivët e policisë po punojnë për identifikimin e tij.