Norvegjezi Joachim Roenneberg, i cili nisi një nga sulmet më të mëdha të sabotazhit kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, vdiq në moshën 99-vjeçare.
Roenneberg udhëhoqi një grup prej nëntë anëtarësh të Rezistencës, të cilët, në natën mes 27 dhe 28 shkurt 1943, sabotuan prodhimin e një uji kimik në një fabrikë norvegjeze, e cila do shërbente për të prodhjuar bomba atomike. Kështu, ata ndaluan programin bërthamor naziste.
“Roenneberg ishte ndoshta i fundit i luftëtarëve më të shquar të Lëvizjes së Rezistencës”, tha kryeministri norvegjez Erna Solberg.
Vemorku qendror pranë qytetit Rukkan në jug të Norvegjisë, ishte i vetmi vend në botë që prodhonte sasi më të mëdha të ujit të ashtuquajtur “të rëndë”.
Në garën me kohë me aleatët për kontrollin e armëve atomike, nazistët morën përsipër uzinën kur pushtuan Norvegjinë në vitin 1940.
Kjo ngjarje, e cila u bë dhe film vite më parë, paraqet ndërmarrje të madh të rezistencës norvegjeze.
Pas luftës, Joachim Roenneberg nuk donte të fliste për atë që kishte përjetuar dhe vetëm në vitet ’70 filloi të bënte publike kujtimet e tij.
“Kuptova se njerëzit po presin një përgjigje. Është e rëndësishme që ne të gjithë ta dimë se çfarë ndodhi dhe pastaj të merrnim një qëndrim”, tha ai në vitin 2015.
Pas luftës, Roenneberg merrej me gazetari dhe aktivizëm kundër luftës.