Një nënë në Britaninë e Madhe, ka rrëfyer mes lotëve momentet e fundit me djalin e saj 8-vjeçar, i cili humbi jetën si pasojë e një sëmundjeje të paqartë.

Clare Walker, 31 vjeçe, tregoi se i kërkoi të birit që të vishte pizhamet dhe ta priste në shtrat, ku papritur ai filloi të bërtiste nga dhimbjet. E reja thotë se shkoi menjëherë tek ai, por pak minuta në vonë ai vdiq në krahët e saj.

Kujtim që nuk do të shkulet kurrë nga mendja e Clare-it, janë dhe fjalët e fundit të vogëlushit, i cili i tha: “të dua shumë”.

“Unë i kërkova që të vishte pizhamet dhe të shtrihej, sepse unë do të vija për pak. U drejtua njëherë në drejtim të shkallëve, u kthye dhe më tha “të dua shumë mami”, unë ju përgjigja që edhe unë të dua shumë. Pak pas këtij momenti ai bërtiti me të madhe.

Shkoj tek ai dhe e shoh të shtrirë në dysheme, duke rënkuar nga dhimbjet e tepërta. E marr në krahë dhe nxitoj për ta nxjerrë jashtë, por ndërron jetë në duart e mia. Vdekja e tij është e paqartë dhe analizat e kryera nga mjekët ende nuk kanë treguar pse më vdiq djali”, tregoi mes lotëve Clare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re