Zëvendës presidenti i kompanisë më të madhe ruse të naftës dhe gazit “Lukoil Oil” ka ndërruar jetë papritur, pasi u vetëvar në zyrën e tij.

Bëhet fjalë për Vitaly Robertus, 54 vjeç. Vdekja e Robertus u njoftua në një deklaratë në faqen e internetit të Lukoil.

Arsyeja që çoi 54-vjeçarin në aktin ekstrem nuk është bërë ende e ditur.

Sakaq ky është rasti i katërt kur një drejtuesi i lartë i kompanisë Lukoil vdes në rrethana misterioze që prej fillimit tëluftës së Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Kompania tha se Robertus kishte punuar me gjigantin e naftës për më shumë se 30 vjet, duke filluar si ekonomist.

“Në kujtesën tonë ai do të mbetet një udhëheqës i talentuar, një person i gjithanshëm, një shok dashamirës”, thuhet në një njoftim për shtyp në faqen e internetit të Lukoil. “Ekipi i LUKOIL shpreh ngushëllime të thella për familjen dhe miqtë e Vitaly Vladimirovich Robertus.”//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re